INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja shkakton sëmundje psikotike, paranoja tek ata që jetojnë në qytete

Ndotja shkakton sëmundje psikotike, paranoja tek ata që jetojnë në qytete

Publikuar më: 11:23 28-03-2019

Të rinjtë të cilët jetojnë në qytete të ndotura janë më shumë të riskuar që të preken nga sëmundjet psikike. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit britanik. Për herë të parë shkencëtarët kanë bërë lidhjen mes ajrit të ndotur të zhvillimit të paranojave dhe dëgjimit të zërave tek të rinjtë.

Lidhja vijoi të ishte prezente edhe kur në studim u morën faktorë të tjerë si droga apo faktorë socioekonomikë.

Shkencëtarët shprehen se ndikimi që ndotja ka në psikozën e të rinjve duhet të jetë një urgjencë shëndetësore.

Për me tepër duke patur parasysh edhe parashikimet se duke nisur nga viti 2050 më shumë se 70% e popullsisë në botë do të jetojë në qytete.

Në studimin e parë u morën në analizë 2232 fëmijë britanikë të cilët u vrojtuan deri në moshën 18 vjeçare. Ata iu përgjigjën pyetjeve nëse dëgjonin zëra apo jo. U pa se eksperiencat psikotike ishin më të zakonshme në zonat urbane.

Sipas kërkimeve njerëzit që jetojnë të qytete janë më të ekspozuar ndaj NO2 e shkaktuar nga automjetet.

Ekspertët shprehen se gjetjet e tyre tregojnë se ajri indotur mund të jetë një faktor kontribues në lidhjen mes të jetuarir në qytet dhe eksperienca ve psikotike. Supozohet se truri mund të ndikohet direkt nga ajri i ndotur.

Specialistët këshillojnë se të jetuarit në vende të pastra do t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë larg sëmundjeve mendore.

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896