INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndrenika ironizon Bashën: Eja t’i vëmë minat kullës te stadiumi 'Qemal Stafa'

Ndrenika ironizon Bashën: Eja t’i vëmë minat kullës te stadiumi 'Qemal Stafa'

Publikuar më: 10:53 28-07-2018

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar pas deklaratës ë kryetarit të Partisë Demokrartike Lulzim Basha i cili u shpreh një ditë më parë do ti vihen minat kullave nëse prishet teatri. Ndrenika ironizon keq kreun e demokratëve duke i thënë “të falënderoj që më hape sytë”. Duke pohuar se ka shkelur mbi vete duke rënë dakord që Teatri të ndërtohet me PPP, artisti e fton Bashën që të minojnë së bashku kullën që është ngritur me PPP te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.
Robert Ndrenika
“I dashur Zoti Lulzim Basha! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”. Me respekt Robert Ndrenika”.

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896