Aktorët e Teatrit Kombëtar mbajtën ditën e sotme një diskutim në lidhje me prishjen e teatrit. Artisti Ndrenika nuk e ka humbur rastin që ta ironizojë kryeministrin Rama, në deklaratën që ai bëri për mediat.
Në fillim të fjalës , artisti rikujtoi incidentin që ndodhi në takimin me Ramën, ku kryeministri nuk e la të fliste. “Punojnë mikrofonat? Se atje te kryeministri mi hoqën”- tha Ndrenika duke shkaktuara të qeshura.
Disa ditë më parë kryeministri Rama nuk ia dha mikrofonin artistit që të fliste në takimin e prezantimit të projektit të teatrit.