Debati virtual mes Noizy-t dhe Olti Currit i ka tejkaluar përmasat e një zënke të zakonshme!
Dyshja ka shpërthyer në fyerje e ofendime pas reagimit të Olti Currit për kartën e studentëve që doli pak javë më parë në dispozicion.
Gjithçka nisi pas një postimi të Oltit, i cili duke publikuar një foto të Noizy-t me Erion Veliajn, shkruante:
“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizy-t apo jo?”, shkruante Olti duke ironizuar kartën e studentit që doli vetëm pak javë më parë në dispozicion.
Noizy iu kthye duke e ofenduar rëndë blogerin dhe duke e quajtur gay në postimin e tij:
“Olti Curri ? rob I dështum nga jeta ? s’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma @illyrianbloodline që për 1 vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€ ? peace and love bro ? të fala gjitha portaleve tani. Ps: nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger”!
Më pas reagoi Olti përmes një serie postimesh në Instagram, ku nuk munguan edhe kërcënimet që i kishin ardhur me mesazh nga ndjekës të reperit:
“Hahahahah Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”, ia pret Olti.
E kështu vazhduan me reagime të tjera, por si duket Noizy-t nuk i del inati dhe këtë herë në një postim të Oltit të postuar pak orë më parë reperi ka lënë një koment që ka shkaktuar sërish larmishmëri nga ndjekësit.
"Bej tag lokalit te japin pije falas, dhe Merru me punt e tjerve, se vet ske. ? Deshtak"
Epo si do mbarojë ky 'sherr virtual' mes dyshes, por shpresojmë që çdo të rregullohet!
Kujtojmë se pak javë më parë Olti u kap keq edhe me Tayna-n, por kjo e fundit ndryshe nga Noizy nuk dha asnjë reagim të drejtpërdrejtë ndaj blogerit.