INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshim drastik! I ftohti “mbërthen” Shqipërinë, zbuloni si do jetë moti nesër

Ndryshim drastik! I ftohti “mbërthen” Shqipërinë, zbuloni si do jetë moti nesër

Publikuar më: 20:22 16-01-2018

Duke filluar që nga dita e nesërme moti në Shqipëri pritet të ndryshojë në mënyrë drastike. Sinoptikanët kanë lajmëruar se duke nisur nga dita e nesërme në mbrëmje do të rikthehen temperaturat e ulëta, tipike për stinën e dimrit.
Por instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri bën me dije se temperaturat jo të zakonta, me pranverë të parakohshme do të vijonë edhe në ditët në vijim.

RESHJET
Nesër (e mërkurë, dt.17) priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve. Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore, kryesisht nesër.
Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
në vendet malore: 2 °C / 9 °C.
ERA
Nesër (e mërkurë, dt.17) do të fryjë e fortë në të gjithë territorin.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934