INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshim drastik?! Publikohet video, shihni si dukej Bora Zemani kur nuk ishte kaq e famshme

Ndryshim drastik?! Publikohet video, shihni si dukej Bora Zemani kur nuk ishte kaq e famshme

Publikuar më: 11:28 08-12-2021

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është emri më i përfolur ditëve të fundit në media e gjithë kjo për shkak të trekëndëshit të formuar me Donaldin dhe Beatrixin. Tashmë pasi e gjithë vëmendja është të ajo, janë duke zbuluar imazhe dhe video të ndryshme nga e kaluara e saj duke gjurmuar edhe për pamjen e saj.

Së fundi, është bërë virale një video kur Bora ishte moderatore e motit dhe duket krejtësisht ndryshe, pa ndërhyrje kirurgjike për të cilat është përfolur jo rrallë herë.

 

Në anën tjetër, ajo ditë më parë i ka dalë në mbrojtje ish të dashurit, Donald Veshaj për ofendimet që është duke i marrë në rrjete sociale.

“Ju lutem qetësohuni!!! Edhe Donaldi është njeri…edhe ai mund të gaboj, edhe ai mund të zgjedh rrugë të tjera. edhe ai ka të drejtën të bëj çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj…”, shkroi Bora.

Article Logic
Execution time: 0.0041899681091309