INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshim në rregulloren e Kuvendit, Xhafaj kundër MAXHORANCËS: I kthyet deputetët në kartona

Ndryshim në rregulloren e Kuvendit, Xhafaj kundër MAXHORANCËS: I kthyet deputetët në kartona

Publikuar më: 11:03 06-02-2019

Sot në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet ndryshimi i rregullores së Kuvendit. Deputetet e opozitës e cilësuan sërish ketë projektvendim si një tentativë për të rikthyer imunitetin e deputeteve.

Por ajo që ka bërë përshtypje është deklarata e ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj i cili i bëri të gjithë të heshtin.

Xhafaj i ka cilësuar ndryshimet e shpeshta të rregullores si jo efektive, duke i shndërruar deputetet në kartona.

“Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jetë sa më i kujdesshëm. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar më shumë në kartona se sa persona me integritet .

Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes e të tyre dhe në ndikimin që kanë në proçesin ligjvënës. Kjo është gjëja që duhet të na shqetësoj më shumë. Është momenti për të parë se si mund të rikthejë disa ndryshme që rezultuan të dëmshme që e shndërruan legjislativin në një zgjatim të ekzekutivit”, ka thënë Xhafaj.

cxhhaf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768