Oriola Marashi është një ndër modelet më të komentuara së fundmi. Kjo për shkak edhe të publikimeve që bën herë pas here në rrjetet e saj sociale.
Ajo më shumë se për fytyrën komentohet për linjat e “nxehta” trupore.
Së fundmi ka zgjedhur që sot ta vë në fokus të pamjes së saj pikërisht fytyrën, duke u shfaqur pa make-up.
Imazhet ajo i ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet pa grim dhe krejtësisht natyrale.
Megjithëse ndryshimet në imazhin e saj vërehen kur krahasohen me fotot me grim, Oriola mund të themi se duket mjaft e këndshme dhe e ëmbël./intv.al/