DASHI: Ky është momenti i duhur për të ndërmarrë aventurën e radhës, një arratisje e vogël në fundjavë me miqtë ose familjen është pikërisht ajo që ju duhet. Mos e humbni rastin dhe mos lejoni askënd t’ju shkurajojë.
DEMI: Në ndryshim nga Dashi i cili po bëhet gati që tani për pushimet, Demit i duhet të përballet me një ngërç të vogël ekonomik. Hëna e re ju ‘’këshillon’’ të mos humbni toruan, por të analizoni të gjitha mënyrat e mundshme për të dalë nga kjo situatë.
BINJAKËT: Edhe për Binjakët, ky është momenti i volitshëm për të kaluar kohë me njerëzit që doni. Yjet ju këshillojnë të shmangni debatet këtë fundjavë dhe t’i merrni gjërat shtruar.
GAFORRJA: Gaforrja duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi vetes, pasi së fundmi ka abuzuar me sheqerin dhe alkoolin. Nisni një regjim detoksikues për disa ditë dhe përpiquni të bëni sa më shumë aktivitet fizik.
LUANI: Luani është gjithë shend e verë këto kohë, dhe nuk ka faj pasi vitamina D dhe adrenalina e stinës bëjnë punën e tyre. Keni dëshirë të argëtoheni, të provoni emocione të reja dhe të shijoni çdo moment sikur të ishte i fundit.
VIRGJËRESHA: Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës duhet të rivendosin ekuilibrin mes dashurisë dhe punës, gjërave intime dhe atyre publike pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të jini të qetë.
PESHORJA: Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si dëshirojmë, mirëpo një Peshore e ka shumë të vështirë të pranojë që situata mund t’i dalë jashtë kontrollit. Frenoni fantazinë e histerizmat e kota, duhet thjesht të pranoni atë që yjet kanë parashikuar për ju.
AKREPI: Akrepit i pëlqen të sfidojë herë pas here veten, mirëpo a jeni vërtetë të sigurt që nuk do të lëndoheni në fund? Hëna e re po përpiqet t’ju mbrojë nga ‘’vetja’’, nga ajo pjesë e panjohur e karakterit dhe personalitet të cilën nuk e njeh askush. Mos rrëmoni më shumë se ç’duhet.
SHIGJETARI: Shigjetarit i duhet t’i japë duart një personi nga e shkuara, ndonëse nuk është aspak e lehtë të mbyllësh hesapet me atë që dikur ka qenë lumturia juaj. Do t’ju duhet pak kohë dhe miq të mirë pranë.
BRICJAPI: Bricjapit i pëlqen të japë gjithmonë më të mirën e tij dhe nuk i pranon kurrë disfatat, mirëpo ka gjithmonë një herë të parë. Kjo gjë do t’ju motivojë të jepni më të mirën tuaj në të ardhmen.
UJORI: Një miqësi e re mund të shndërrohet pak nga pak në një dashuri të pastër dhe të vërtetë. Keni gjithë mbështetjen e yjeve dhe Hënës së re.
PESHQIT: Të lindurit në shenjën e Peshqve po mendojnë seriozisht të nisin një biznes të ri, dhe Hëna e re do t’i mbështesë në çdo lëvizje të mundshme. Ndiheni më energjikë, të fortë se asnjëherë tjetër, si dhe të gatshëm të rrezikoni deri në fund.