Sezoni i Binjakëve ishte një periudhë e vërtetë argëtimi dhe prej ditës së sotme futemi në sezonin e Gaforreve! Sipas astrologëve, pas një muaji tejet social, eventeve dhe takimeve pa fund, duket se të gjithë kanë nevojë për të mbledhur veten. Sezoni i Gaforres është zakonisht periudha perfekte e rimëkëmbjes pas sezonit të shenjës paraardhëse.
Është normalisht një kohë e ngadaltë, e qetë, por jo këtë vit! E kjo falë zbrapsjes së Merkurit dhe dy eklipseve (dy!)! Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit do ta kenë më të lehtë këtë periudhë, ndërsa Dashi, Peshorja dhe Bricjapi do t’ju duhet të mësojnë të notojnë para se të mbyten në ndjenjat e tyre!
Pas miqve të rinj gjatë sezonit të Binjakëve, gjatë këtij muaji nuk do të doni asgjë tjetër veçse të mbylleni në atë guaskën tuaj dhe të ktheni marrëdhëniet rastësore në diçka më të thellë. Gaforret janë të drejtuar vetëm nga emocionet e tyre, kështu që kjo periudhë e vitit është ajo periudhë kur ndjenjat tuaja sundojnë çdo veprim !U jepni përparësi marrëdhënieve të sigurta dhe të qëndrueshme, kështu që hallakatjet e qershorit janë zhdukur prej kohësh. Venusi është ende në shenjën e Binjakave, por fokusi më i madh tani është shoqëria juaj më e mirë, familja juaj dhe nëse jeni në një marrëdhënie, partneri juaj.
Hëna përfaqëson emocionet në astrologji, kështu që ka kuptim që është sundimtari i Gaforres, shenjës më të ndjeshme të zodiakut. Hënat e Reja dhe Hëna e Plotë janë gjithmonë periudha transitore dhe bëjnë që një person të përjetojë emocione speciale, por gjatë sezonit të Gaforres, ky muaj do të jetë edhe më intensiv në këtë fushë, sipas living. Gjithashtu më 2 korrik do të ndodhë një eklips diellor dhe më 16 korrik një eklips lunar, fenomene që do t’ju shkundin për së brendshmi.
Kjo është një mënyrë e Gjithësisë për t'ju shtyrë drejt një kapitulli tjetër në jetë ! Shikojeni këtë gjë si një mundësi për t'u përqëndruar te vetja dhe për të gjetur fuqinë tuaj të brendshme si individ.
Plutoni është planeti i shkatërrimit, por edhe planeti i rilindjes, kështu që pasi të përjetoni një uragan në jetën tuaj e ta kaloni këtë periudhë do të shndërroheni në një person krejtësisht i ri.
Megjithatë të gjithë janë po aq të ndjeshëm sa ju këtë muaj, ndaj mos merrni asgjë personale.
Mbi të gjitha, sezoni i Gaforres do të testojë perspektivën tuaj dhe do t'ju bëjë të kuptoni se kush ose çfarë është më e rëndësishme për ju.