INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshime në lëvizjen Schengen, preket edhe Shqipëria...

Ndryshime në lëvizjen Schengen, preket edhe Shqipëria...

Publikuar më: 13:26 26-04-2018

Duke nisur nga viti 2020 lëvizja në zonën Shengen do të pësojë disa ndryshime. Së fundmi presidenca e këshillit dhe parlamenti europian kanë rënë dakort të propozojnë një sistem informimi dhe autorizimi europian të udhëtimit njohur si ETIAS.

Në faqen zyrtare unioni bën me dije se kjo është një marrëveshje e cila synon të mbrojë kufijtë e jashtëm të Be-së.

ETIAS  do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme do të mohojë autorizimin e udhëtimit për shtetasit e vendeve të treta që udhëtojnë në zonën Shengen. Sistemi do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta që përjashtojnë vizat.

Dhe sipas listës të publikuar në faqen zyrtare vihet re se është edhe Shqipëria.

Një masë e tillë do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së brendshme, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, mbrojtjen e shëndetit public dhe reduktimin e vonesave në kufijtë duke identifikuar personat që mund të paraqesin rrezik në njërën nga këto zona para se të arrijnë në kufijtë e jashtëm. Sistemi pritet të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta jashtë sistemit të vizave. Ata duhet të marrin një autorizim udhëtimi nëpërëmjet një aplokacioni online. Dhe për cdo aplikim ata do të duhet të paguajnë për autorizimin e udhëtimit një tarifë prej 7 eurosh.

Dhe nëse vihet re se  një element ka nevojë për analizë aplikimi do të trajtohet nga autoritetet kompetente. Në këtë mënyrë njësia qendrore e ETIA-s do të kontrollojë të dhënat e regjistruara në dosjen e aplikmit për të parë nëse korrespondojnë me të dhënat që duhen verifikuar. Dhe kur kjo të ndodh edhe kur  ka dyshime aplikacioni përpunohet nga njësia kombëtaree ETIAS e shtetit anëtar përgegjës.Linjat ajrore dhe linjat e trageteve do të kenë një përgjegjësi të re për të kontrolluar nëse udhëtarët që kanë nevojë për këto dokumente.

‘Marrëveshja është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të unionit, duke ditur se kush futet brenda kufivje përpara se ata të arrijnë do të ishte mirë që të ndalonin ata Persona që paraqesin kërcënim për shtetasit tanë’ kështu e komentoi këtë masë ministri i brendshëm i Bullgarisë Valentin Radev.

Tashmë marrëveshja e cila mori konfirmimin e ambasdorëve të BE do të duhet të marrë edhe votën finale në Këshilli që të nis edhe adoptimi i plotë i tij.

ok.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445