Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se nuk do mjaftohet vetëm me dy ndryshime në Policinë e Shtetit.
Disa ditë më parë, ministri firmosi urdhrin e emërimit për drejtuesin e lartë Tonin Vocaj si Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe për drejtuesin e lartë Eduart Merkaj tashmë Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit. Anila Trimi gjithashtu është larguar nga posti i drejtores së SHÇBA dhe vendin e saj e ka zënë Muhamet Rrumbullaku, një drejtues me përvojë në policinë e shtetit i cili ishte larguar 5 vitet e fundit nga policia. Tashmë, Rrumbullaku do të ketë në dorë këtë detyrë të rëndësishme që lidhet me kontrollin e ligjshmërisë së punës së organizatës së policisë.
Këto ndryshime do të pasohen me emra të tjerë emërimesh të drejtorëve vendorë të Policisë së Shtetit. Newsbomb.al mëson se një listë emrash i është dërguar për verifikim SHÇBA-së ndërsa bie në sy rikthimi i emrave të njohur të cilët edhe më herët kanë mbajtur poste drejtuese.
Kështu, një nga emrat që pritet të emërohet në postin e drejtorit është Edmond Rizaj, Ish-drejtori Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, i cili aktualisht punon në Akademinë e Policisë...