Prokurori i ri i Tiranës, Dritan Rreshka i emëruar pak ditë më parë nga kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur ndryshimet e para në organin e akuzës.
Ndryshimet që kanë ndodhur në prokurorinë e kryeqytetit janë, Valentin Preci dhe Kaso Biberi që komandohen shefa seksioni.
Kaso Biberi është komanduar shef i ekzekutimeve të vendimeve penale ndërsa Valentin Preci komandohet konkretisht shef i seksionit kundër pronës,informon Report Tv.
Po ashtu, Gjergji Tako nga ekzekutimet kalon në prokuror të thjeshtë, ndërsa Arben Nela e Erion Pano vazhdojnë të mbajnë postin e zv/prokurorit.