INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshime në qeveri? Elisa Spiropali zbulon çfarë u tha në Kryesinë e PS-së, deputeti Salianji: Të ikë Rama...

Ndryshime në qeveri? Elisa Spiropali zbulon çfarë u tha në Kryesinë e PS-së, deputeti Salianji: Të ikë Rama...

Publikuar më: 22:09 24-12-2018

Ditën e sotme për rreth 5 orë është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe lidhur me këtë mbledhje ka folur Elisa Spiropali.

“Mbledhja e sotme e kryesisë ishte reflektim në fundvit, një raport i punimeve që janë bërë, synimeve që kemi për të ardhmen, ato që nuk janë bërë, si dhe raportin tonë me shoqërinë. Ne duhet të hapim Partinë Socialiste ndaj shoqërisë, për të bërë punë e programe më të mira dhe sigurisht edhe për të marrë përgjegjësitë tona për ato që bëjmë e që nuk bëjmë”, shpjegoi në emisonin “Open”, deputetja e PS, Elisa Spiropali.

Sipas saj, kryesia e PS-së nuk ka interes të flasë për qeverinë.

“Ne kemi qenë në një proces të gjatë bashkëqeverisjeje dhe llogaridhënieje, kemi pasur disa herë mbledhje kryesie, në nëntor a në dhjetor, për t’u përballur me “opozitën” e brendshme dhe për të reflektuar. Nuk kemi folur mbi riformatimin e qeverisë, pasi nuk i intereson kryesisë kjo gjë. U bënë analiza mbi qeverisjen, mbi organizimin partiak, sepse ne flasim për ide e vizione”, shtoi më tej Spiropali.

Ndërkohë, deputeti demokrat Ervin Salianji në përgjigje ndaj lëvizjeve të mundshme në qeveri, tha se ajo që i intereson popullit shqiptar është largimi i kryeministrit Rama.

“Opozita dhe qytetarët nuk janë të interesuar se kush ikën e kush vijnë, kjo qeveri që në ditën e parë të saj ka ardhur jo për qytetarët, e këtë e tregojnë të gjitha shqetësimet që kanë shfaqur qytetarët në këto vite. Largimi i Ramës do të ishte një zgjidhje për të gjithë, e kjo kërkesë nuk bëhet nga ne, por nga minatorë, fermerë, pensionistë, etj etj. Për qytetarët shqiptarë nuk ka për të ndryshuar gjë, nëse kjo qeveri qëndron ende në pushtet”, tha Salianji.

Përtej 8 kërkesave të shkruara nga studentët për kryeministrin, kemi edhe një shfaqje refuzimi të tij për t’i plotësuar ato. E kemi parë që ai ia ka dalë mbanë me shtresa të tjera të shoqërisë, por duket se me studentët i ka ngecur “sharra në gozhdë”. Studentët meritojnë vëmendje shumë më të gjerë, jo vetëm për 8 kërkesat e tyre, por edhe më shumë sesa kaq.

“Ne si opozitë e kemi paralajmëruar prej 3 vitesh pasojat që do të vinin nga ligji për arsimin e lartë, ndërkohë që përballë këtyre protestave nga grupe të ndryshme të interesit, kryeministri do të ishte më mirë të ishte larguar, edhe pse ai rezulton i zgjedhur nga populli”, deklaroi Salianji.

Por, Spiropali i është kundërpërgjigjur Salianjit, duke thënë se asgjë nga interesat e PD-së nuk ka lidhje me interesat e studentëve. Partia Demokratike sipas saj ka në objektiv vetëm pushtetin, pushtetin dhe pushtetin, ndërsa studentët kërkojnë shumë më tepër përmirësime për të ardhmen e tyre, qoftë për nga merita, ashtu dhe për një jetesë më të denjë gjatë periudhës studentore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109