INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshime në Soiree! Largohet Orgesa Zaimi, ja kush do të jetë këngëtarja e re këtë sezon

Ndryshime në Soiree! Largohet Orgesa Zaimi, ja kush do të jetë këngëtarja e re këtë sezon

Publikuar më: 14:32 20-03-2021

Pas një maratone të gjatë festive më 1 dhe 2 janar, rikthehet Soiree me Jonida Shehun në sezonin e tretë në kanalin e ABC për ta çuar deri në fund.
Duke filluar që nga 20 marsi, Soiree do të shoqërojë publikun çdo të shtunë ora 21:00.
Lajme ekskluzive, situata të pazakonta, rikthimi i personazheve që ju kanë munguar, por edhe ata më të përfolurit të momentit, shumë të njohur të të gjitha fushave, por nuk do të mungojë edhe muzika, nga e shpirtit që do të kënaqë të gjithë.
Ky sezon i ri do të nisë edhe me ndryshime për sa i përket këngëtares së Soiree.
Në këtë sezon të ri nuk do të jetë më Orgesa Zaimi, e cila ishte pjesë e bandës së muzikës në programin '’Soiree” përgjatë sezonit të dytë.
Në këtë sezon të tretë të Soiree mbremjet e ngrohta do të shoqërohen nga zëri fantastik i këngëtares së talentuar Rea Nuhu.
Nëpërmet një postimi në faqen zyrtare të Instagramit në Soiree është zbuluar këngëtarja e re.
“Në këtë sezon të tretë, mbrëmjet e ngrohta të Soiree do të shoqërohen nga zëri I këngëtares së talentar nga Rea”, është shkruar në postimin ku është shfaqur fotoja e Reas së bashku me Simpatiko Band.
Rea Nuhu u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen e saj tek “Kënga Magjike”. Ajo erdhi në një bashkëpunim me këngëtarin Kastro Zizo me këngën “Pa faj”, dhe me zërin e saj i bëri të gjithë për vete.
E konsideruar si një talent i zbuluar nga Kastro Zizo, që pas pjesëmarjes në “Kënga Magjike” Rea tashmë është pjesë e mirëfilltë e skenës muzikore shqiptare.
Rea Nuhu do t’i shkëlqejë të gjitha mbremjet e Soiree së bashku me Simpatiko Band, të cilët do të dhurojnë muzikë fantastike për të ftuarit, por edhe për të gjithë publikun.

Article Logic
Execution time: 0.0022101402282715