Pas shkarkimit të Stefano Piolit, të tjera ndryshime kanë ndodhur te Interi. Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe administratori i ri ekipit zikaltër, që do të jetë Valter Sabatini. Mediat italiane shkruajnë se kinezët e Suning do t’ia besojnë pikërisht atij ngritjen e Interit të suksesshëm duke filluar qysh nga sezoni i ardhshëm.
Ashtu siç bëhet e ditur, vendimi për shkarkimin e Piolit mendohet se ka qenë një urdhër pikërisht i Sabatinit që është duke punuar për të sjellë në te Interi një trajner të klasit botëror. Ndërkohë, parashikohen të tjera ndryshime ne stafin drejtues ku edhe roli i Piero Auzilios në skuadër tani nuk është më i sigurtë.
Prezantimi zyrtar i Valter Sabatinit është duke ndodhur aktualisht dhe me afrimin e tij si drejtues në ekip, pronarët e Interit kanë bërë një investim mjaft të mirë pasi vlerat dhe arritjet e tij janë të pamohueshme.
Ndërkohë, skuadra zikaltër ka filluar të mendojë qysh tani për sezonin e ardhshëm, ndaj dhe këto ndryshime u bënë menjëherë tani që administratori i ri të ketë kohë të punojë për merkaton