FIFA ka përcaktuar edhe organizatorët e Botërorit të vitit 2026. Si kurë më pare në historinë e futbollit , eventi më i rëndësishëm i globit do të zhvillohet në 3 shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kongresi vjetori i FIFA-s, u mbajt sot, një ditë para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, ku mbi 200 federata kombëtare votuan në Moskë dhe arritën akordin që Botërori i vitit 2026 të zhvillohej në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ky do të jetë Botërori i parë që do të zhvillohet me formulë të re, pra me 48 skuadra pjesëmarrëse. Tre shtetet, SHBA, Meksika dhe Kanadaja mposhtën kandidaturën e Markokut. 134 me 64 ishte rezultati i votimit.