INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet e çuditshme të motit në bregdet po shoqërohen me probleme...

Ndryshimet e çuditshme të motit në bregdet po shoqërohen me probleme...

Publikuar më: 08:13 12-05-2017

Moti dhe kapriçiot e tij këtë mëngjes kanë ndikuar negativisht dhe në lëvizjet në det, duke penguar kështu transportin detar. Shkak është bërë era e fuqishme me shpejtësi deri 20 m/s dhe det i trazuar me dallgë me fuqi 7-8 ballë.
Përkeqësimi i motit ka sjellë pasoja për lëvizjet e anijeve si dhe për peshkarexhat. Nisja e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi është shtyrë për shkak të motit të keq.

Por, këtë mëngjes i gjithë vendi ynë është prekur nga rryma të ngrohta jugperëndimore, të cilat sollën me vete dhe rërën sahariane. Kjo situatë solli dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të mëngjesit, me vlera nga 15 gradë në qytetin e Kukësit, deri në 20 gradë në Vlorë e ne mesditë ato parashikohen që të kapin në bregdet vlerat më të larta të shënuar deri tani për stinën e pranverës, rreth 30 gradë celcius.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217