INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet klimatike. Niveli i dioksidit të karbonit rritet për herë të parë pas katër vitesh

Ndryshimet klimatike. Niveli i dioksidit të karbonit rritet për herë të parë pas katër vitesh

Publikuar më: 18:04 27-11-2018

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se përpjekjet për t’i luftuar ndryshimet klimatike nuk janë në rrugën e duhur, pasi është shënuar rritje e nivelit të dioksidit të karbonit, për herë të parë pas katër vitesh. Raporti për nivelin e gazit fajëson rritjen ekonomike për shtimin e nivelit në vitin 2017, ndërsa përpjekjet e shteteve për të ulur karbonin janë dobësuar në mënyrë të ndjeshme.
Studimi thotë se është e domosdoshme që kjo rritje të ndalet deri në vitin 2020, në mënyrë që të përmbushen objektivat e Marrëveshjes së Parisit. Sidoqoftë, nëse vazhdohet me këtë rritje, objektivat nuk pritet të arrihen deri në vitin 2030. BBC raporton se raporti u bë publik disa ditë përpara organizimit të një konference madhore të klimës në OKB duke filluar në Poloni nga 2-14 dhjetor. Lirimi i dioksidit të karbonit gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016 nga industria dhe prodhimi i energjisë ka qenë nën kontroll, por niveli i tij u rrit për 1.2 për qind në vitin 2017 si pasojë e rritjes së ekonomisë. Ndonëse kjo përqindje mund të duket e vogël, ajo është shqetësuese, shikuar nga këndvështrimi i arritjes së objektivave klimatike, përfshirë parandalimin e rritjes së temperaturës më shumë se 1.5 gradë. Raporti përmend vende që janë shumë larg arritjes së objektivave. Këtu përfshihen Argjentina, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara. Në anën tjetër, raporti vlerëson se vendet më të suksesshme deri tash janë India, Rusia dhe Turqia. Sidoqoftë, ky rezultat mund të jetë si pasojë e përcaktimit të objektivave të ulëta nga shtetet e caktuara.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393