INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet kushtetuese në Parlament, Zaev optimist: Deputetët do e zbukurojnë tabelën!

Ndryshimet kushtetuese në Parlament, Zaev optimist: Deputetët do e zbukurojnë tabelën!

Publikuar më: 14:46 09-10-2018

Kryeministri Zoran Zaev pohon se ndihet i qetë në prag të debatit që do të mbahet në kuvend për ndryshimet kushtetuese. Qeveria e drejtuar prej tij ka propozuar ndryshimet e Kushtetutës dhe draftin e ka dërguar një ditë më parë në parlament. Zaev i pranishëm në debatin “Ura apo Mure” të organizuar nga shoqëria civile nuk konfirmoi arritjen e shumicës, 2/3 por pohoi se atmosfera është shumë pozitive. Kreu i qeverisë maqedonase foli për një shtim të numrit të deputetëve që janë pro votimit të ndryshimeve.
“Askush nuk mund ta thotë këtë. Kjo mund të thuhet në momentin e marrjes së vendimeve, sigurisht përmes debatit në Parlament. Unë besoj dhe do të shohim të gjithë nëse kjo shumicë ekziston apo jo. Ne nuk do të lejojmë që asgjë të shkatërrohet. Biseduam me shumë deputetë, unë personalisht fola me ta dhe pamë se ka një tabelë të bukur progresive të Përfaqësuesve që është motiv mjaft serioz dhe arsyeja që qeveria hapi procedurat ditën e djeshme. Këto ditë shpresoj që Parlamenti të planifikojë shpejt një Komision Kushtetues për të qenë në gjendje të hapë debatin”
Sipas Zaev , qytetarët të cilët vendosën të marrin pjesë në referendum, me mbi 90 për qind paraqesin udhërrëfyes të qartë se në cilin drejtim duhet të lëvizë Maqedonia. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se të gjithë duhet ta kuptojnë seriozitetin e ngjarjes, pasi pa marrëveshje me Greqinë nuk ka integrim në BE dhe në NATO . Ai deklaroi se është i relaksuar dhe se është optimist për ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij do të kalojnë me “herën e parë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826