INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndryshimet në qeveri, ish të përndjekurit politik s’po marrin këstin e rradhës[VIDEO]

Publikuar më: 10:02 20-06-2017

Pas ndryshimeve në qeveri dhe vendosjen e ministrave teknikë të paktën në Ministrinë e Financave dhe atë të Mirëqënies ka nisur dhe një problematikë e parë. Janë ish të përndjekurit politik që janë gjallë dhe që duhet të marrin këstin e tetë, ende nuk iu është lëvruar dëmshpërblimi në llogarinë bankare.

Pavarisht se ishte premtuar që brenda muajit qershor ish të dënuarit që futen te kategoria parësore do të marrin këstin e tetë, ndryshimi i ministrave është e qartë që ka sjellë edhe vonesën e procedurave. Ata nuk kanë të drejtë të firmosin vendime. E për këtë arsye po rrezikojnë të marrin dëshpërblimin rreth 830 të dënuarit politik të komunizmit.
Fillimisht pagesën do ta marrin gra ish të dënuarat politike, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç, ish të pëndjekur, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, të burgosur politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381