INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet në qeverinë greke, Kotzias ‘i paprekshëm’

Ndryshimet në qeverinë greke, Kotzias ‘i paprekshëm’

Publikuar më: 11:41 29-08-2018

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka bërë dje ndryshime në kabinetin qeverisës, ku në qeverinë e re ka hyrje të reja si Mariliza Xenogiannakopulou (Ministre e Rindërtimit) dhe Katerina Papakosta, (Zëvëndës ministre e Mbrojtjes). Këto dy emra vijnë nga partia PASOK. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nuk është lëvizur nga posti i tij, por do të vijojë punën e tij i "qetë", përfshirë këtu edhe negociatat me Shqipërinë. Në kabinetin e ri kanë ndryshuar ministri i Ekonomisë, Mbrojtjes së Qytetarëve, ai i Brendshëm dhe ai i Arsimit.
Lista e disa prej ministrave të rinj:
Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Yiannis Dragasagis
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Olga Gerovassilis
Ministria e Brendshme, Aleksandros Haritsis
Ministria e Arsimit, Kostas Gavroglou
Përbërja e qeverisë:
1. Zëvendëskryeministër: Yannis Dragasakis
2. Ministria e Brendshme: Aleksandros Haritsis
3. Ministria e Mbrojtjes Civile: Olga Gerovassilis
4. Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit: Yiannis Dragasagis
5. Ministria e Politikave Dixhitale, Telekomunikacionit dhe Informacionit: Nikos Pappas
6. Ministria e Mbrojtjes: Panos Kammenos
7. Ministria e Arsimit, Kërkimit dhe Çështjeve Fetare: Kostas Gavroglou
8. Ministria e Punës, Sigurisë Sociale dhe Solidaritetit Social: Efi Achitsoglou
9. Ministri Alternativ i Solidaritetit Social: Theano Fotiou
10. Ministria e Punëve të Jashtme: Nikos Kotzias
11. Ministria e Drejtësisë, Transparenca dhe të Drejtat e Njeriut: Michalis Kalogirou
12. Ministria e Financave: Euklid Tsakalotos
13. Ministria e Shëndetësisë: Andreas Xanthos
14. Ministria e Rindërtimit Administrativ: Mariliza Xenogiannakopoulou
15. Ministria e Kulturës dhe Sporteve: Myrsini Zorba
16. Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Giorgos Stathaki.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375