INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndryshimet që presin Shtëpinë e Bardhë [VIDEO]

Publikuar më: 19:07 23-01-2017

Ishte e pritshme, por Trump duket se nuk humbi aspak kohe për të vënë pikat mbi i, në lidhje me prioritetet që do të ketë tashmë Amerika. Menjëherë pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv për anulimin e reformës shëndetësore, agjencite federale kane nisur te marrin masa për të lehtësuar shpenzimet e qeverisë në shëndetësi,

Po kështu Trump ka vendosur ngrirjen e disa rregulloreve te presidencës se mëparshme derisa të bëhet rishikimi i tyre. Në faqen e internetit të Shtëpisë se Bardhe politikat e Obames jane zëvendësuar me axhendën e re të Trump, ku listohen vetëm 6 çështje, energjia, politika e jashtme, rritja ekonomike, ushtria, forcimi i ligjit dhe marrëveshjet tregtare.

Pas marrjes se detyrës nga Trump senati miratoi emërimin e dy prej pjesëtarëve te administratës se re, gjeneralin ne pension James Mattis ne postin e shefit te Pentagonit dhe John Kelly ne krye te departamentit te sigurisë kombëtare. Pas shkarkimit të ambasadorëve dhe kufizimit të ligjit të “Obamacare”,  Trump ka hequr nga faqja zyrtare e Presidencës gjuhën Spanjolle. Pas gati 30 vitesh, Shtëpia e Bardhë ka mbyllur të gjitha profilet e saj që ka pasur në kete gjuhë, duke lënë pa informacione minoritetin më të madh që është në SHBA. “Shtëpia e Bardhë tani është Shtëpi e Bardhë”, ironizon gazeta e madhe spanjolle El Pais, që ka bërë publik edhe lajmin për heqjen e gjuhës spanjolle nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109