INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ndryshimi i kufijve të Kosovës’, presidenti Meta neutral: ''Nuk flas për çështje që janë mes dy vendesh''

‘Ndryshimi i kufijve të Kosovës’, presidenti Meta neutral: ''Nuk flas për çështje që janë mes dy vendesh''

Publikuar më: 19:39 04-03-2019

Të dy presidentët, Meta dhe Pahor folën në konferencë për mediat në Tiranë për çështjen e nxehtë të “Ndryshimit të Kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti slloven tha se nuk e mbështet idenë për ndryshimin e kufijve.

“Nuk jam mbështetës për ndryshimin e kufijve për të plotësuar kriteret nacionale. Bëhet fjalë për korreksione të nevojshme që dy shtetet të kenë më shumë bashkëpunim si dhe njohje reciproke respektive”, tha ai.

Kreu i shtetit, Ilir Meta tha se përkrah dialogun mes të dyja vendeve duke shtuar se kjo është përgjegjësi e politikës kosovare dhe Shqipëria duhet të shmangë çdo ndërhyrje, pasi sipas tij, një veprim i tillë do të ishte mungesë respekti për institucionet kosovare.

“Shqipëri e mbështet shtetin e pavarur të Kosovës. çështja e dialogut është përgjegjësi që ju takon udhëheqësve të Kosovës dhe çdo ndërhyrje nga ne do ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës.
Unë përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si e vetmja rrugë për të forcuar marrëdhëniet mes tyre. Që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua me votë edhe nga populli serb marrëdhënia e Shqipërisë me Serbinë kanë qenë të mira dhe do vazhdojmë të punojmë për t’i forcuar këto raporte bilaterale duke menduar që kjo ndihmon edhe në dialogun me Kosovën, por ,kurrë se marr përsipër të përfaqësoj Kosovën për çështje që ajo i ka me Serbinë”, shtoi Meta.

 

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873