INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimi i orës, hera e fundit e orës verore...

Ndryshimi i orës, hera e fundit e orës verore...

Publikuar më: 14:49 28-10-2018

Këtë të dielë kemi fjetur një orë më shumë pasi në Europë akrepat e orës u kthyen pas 60 minuta. Por kjo mund të jetë hera e fundit pasi ora ndoshta nuk do të ndryshojë më.

Ndryshimi ndodhi në orën 3 të mëngjesit të së dielës dhe u jep europianëve një orë më shumë gjumë në mëngjes dhe pak dritë dielli më shumë po ashtu.

Zakoni i ndërrimit të orës daton që nga vitet 1970, por ideja fillestare e kursimit të energjisë daton kohë më parë.

Është Benjamin Franklin, ai që e propozoi idenë që në vitin 1784 për të kursyer qirinjtë.

Por Bashkimi Europian, ndërkohë, ka marrë në konsideratë dhënien fund të praktikës, pasi rreth 4 milionë qytetarë votuan kundër procedurës në një peticion “online”.

Tani, çdo shtet do të pyetet nëse do të zgjedhë të përdorë të njëjtën orë gjatë të gjithë vitit. Nëse mekanizmi do të ecë siç duhet, atëherë ndryshimi mund të hyjë në fuqi pas një viti.

Ndryshimi i orës fillimisht kishte si qëllim shpëtimin e energjisë përmes garantimit të më shumë drite gjatë mëngjeseve të dimrit, por diskutimet e kohëve të fundit janë fokusuar përreth sigurisë dhe rreziqeve të ngarjes së makinave në errësirë.

Kritikët e ndryshimit të orës thonë se, ajo shkakton probleme me gjumin dhe është jo e shëndetshme. Ndërkohë, Maroku vendosi javën e shkuar të heqë dorë nga ndryshimi i orës, vetëm dy ditë para se kjo të ndodhte.

Article Logic
Execution time: 0.0040860176086426