INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimi më i fundit: ja çfarë ofron tani Messengeri i Facebook

Ndryshimi më i fundit: ja çfarë ofron tani Messengeri i Facebook

Publikuar më: 07:34 14-02-2016

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook aktualisht po e teston futjen e SMS-ve tek aplikacioni Messenger, ku do t’u japë mundësi përdoruesve të dërgojnë mesazhe tekstuale brenda aplikacionit.

Një veçori e tillë ka qenë dikur tek aplikacioni Messenger, por Facebook vendosi ta heqë atë në nëntor të vitit 2013, duke qenë se nuk përdorej shumë. Gjithsesi, tani kompania ka vendosur ta rikthejë sërish këtë veçori tek aplikacioni i saj për mesazhe nga pajisjet mobile.

Veçoria e re “Write an SMS message” (shkruaj një mesazh tekstual) do të shfaqet brenda kutisë së mesazheve tek Messenger-i. Mesazhet që përdoruesit do të dërgojnë si SMS do të shfaqen në ngjyrë vjollcë, ndryshe nga mesazhet ngjyrë blu që shfaqen tek Messenger.

Facebook ka konfirmuar për uebsajtin VentureBeat se po e teston këtë veçori të re. “Gjithmonë përpiqemi të gjejmë mënyra të reja tek Messenger që njerëzit të komunikojnë sa më lehtë, tha një zëdhënës i kompanisë. Tani po testojmë një veçori të re për t’u dhënë mundësi njerëzve të bashkojnë të gjitha bisedat, nga mesazhet tekst në ato në Messenger, në një vend.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104