Ajo ndryshoi sërish look dhe kjo nuk është diçka e re tashmë.
Era Istrefi ka gati projektin e radhës i cili këtë herë nuk ka lidhje me muzikën. Këngëtarja sapo ka mbaruar xhirimet e spotit më të ri publicitar për Guess. Ajo ka firmosur kontratë me markën e veshjeve Guess dhe pas xhirimeve ka falënderuar gjithë stafin e këti brandi të njohur. 22 vjeçarja ka kënduar ‘’ Redrum’’ me mikrofonin e kuq të personalizuar si dhe i është rikthyer sërish ngjyrës së flokëve me të cilën është personalizuar që në fillim, bionde.