Kiara Tito ka qenë sot e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, për të rrëfyer ditët e saj të bukura, por edhe të lodhshme pasi shumë shpejt pritet të vijë në ekranin e Tv Klan me emisionin “Doktor Plastic”, program të cilin ajo e drejtoi edhe sezonin e parë.
Kiara ndër të tjerash rrëfeu edhe detaje të tjera nga jeta e saj.
“Më pëlqen ta ndryshoj shpesh look-un. Që në moshën 12 vjeçare kam lyer flokët pa lejen e prindërve dhe i leva me ngjyrë të kuqe”.
Klara tanimë shprehet se nuk mërzitet nga komentet e njerëzve që e gjykojnë atë nga pamja e jashtme.
“Komentet më absurde janë ato të cilat flasin për pamjen tënde. Normalisht që ne ndryshojmë, sepse rritemi, ndryshon tualeti, ndryshon mënyra e të veshurit etj. Kur lexoj komente të tipit Klara ka bërë buzët, ka bërë botox, i them vetes qetësohu”