Krahas këngëve të tij të bukura, ju me siguri keni të fiksuar në memorie edhe imazhin e Vedat Ademit si djali me fizikun e mbushur.
Por me ndryshimet e fundit , jemi të sigurtë që do ta keni të vështirë ta njihni, madje do t’iu duhet që ta përmbysni tërësisht imazhin e vjetër për të. Falë punës intensive dhe të palodhur në palestër, Vedati ka pësuar këtë ndryshim i cili për hir të së vërtetës, mund të quhet drastik. Nuk e dimë arsyen e këtij ndryshimi por këngëtari me vokalin e veçantë, ka vlerësimin tonë edhe për vullnetin e hekurt që i ka dhuruar këtë pamje të re. Tani e dimë se muzika nuk është pika e tij e vetme e fortë.