INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshojnë kartëmonedha shqiptare, hyjnë në qarkullim në vitin 2019

Ndryshojnë kartëmonedha shqiptare, hyjnë në qarkullim në vitin 2019

Publikuar më: 12:23 08-06-2017

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar ndryshimet që do bëhen në kartëmonedhat me prerje 200 dhe 5000.

Mësohet se forma origjinale e tyre nuk do të ndryshojë vetëm do përmirësohet si pikëpamje vizuale dhe në atë të elementeve të sigurisë.

Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 dhe 5000 lekë si dhe prodhimin e materialeve të printimit për kartëmonedhat 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë.

Në bazë të këtij vendimi, do të shtypen kartëmonedhat me prerje 200 lekë dhe 5000 lekë sipas konfigurimeve të reja të rezultuara nga procesi i përmirësimit të vizatimeve dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave.

Kartëmonedhat me vizatime dhe elemente sigurie të përmirësuara, parashikohet të jenë në qarkullim, duke nisur prej fillimit të vitit 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408