Një studim i ri i agjensisë britanikë ‘metro.co.uk’ ka sjellë në dritë një rezultatë që tregon se si kanë ndryshuar interesat e qytetarëve gjatë pushimeve.
Në vitet e kaluara pushimet ishin shumë të lidhura me orë të tëra të harxhuar në banjo dielli, në klube dhe në seks por kjo tani ka ndryshuar sipas një sondazhi të fundit.
Sipas sondazhit në faqen e agjensisë tashmë vetëm 10% të njerëzve kanë si prioritet të parë festat dhe partit gjatë pushimeve.
42% të votuesve, kanë si prioritet të parë të vizitojnë monumentet dhe galeritë vendase si dhe kishat ose parqet arkeologjike. Në anën tjetër 15% të votuesve thanë se synimi i tyrë i parë është seksi i rastësishëm në pushime dhe vetem 7% thanë se duan së pari të provojnë ushqimet vendase.
Me siguri që ky sondazh nuk përbën dhe realitetin total të turistëve, por tregon që kohët e fundit pushimet kombinohen shumë me vizitat dhe njohjen e kulturës vendase diçka vertet e bukur.