91 linja të reja ndërqytetëse do t’i shtohen transportit publik, ose do të pësojnë ndryshime në itinerar, sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Ministria ka vendosur edhe për heqjen e 11 linjave të tjera, për të cilat nuk ka interes nga ana e udhëtarëve.
Ndërkohë një ndryshim në pikën 1 të nenit 6, iu jep të drejtën Bashkive të propozojnë tek Ministri kërkesat për shtimin, heqjen ose ndryshimin e linjave dhe numrit të orareve.
Linja Durrës-Tiranë-Durrës pëson një ndryshim për shkak të fluksit të automjeteve në Autostradën Tiranë- Durrës, dhe do të zhvendosë rrugën e përshkruar duke kaluar nga Plepat dhe Ndroqi.