Duket se historia e Michael Jackson apo Elvis Presley do të përsëritet edhe me David Bowie-n.
E themi këtë pasi raportimet e fundit bëjnë me dije se shitjet e 27 albumeve të artistit, kanë pësuar dje një rritje të konsiderueshme. Thuhet se projekti i fundit i tij ai "Blackstar", shumë shpejt do të kapë majat e klasifikimeve. Ndërkohë vetëm pak orë nga vdekja e tij, 5 albume kanë zënë vëndet e para si më të shkarkuarat në iTunes. Mendohet që pasuria e David Bowie të kapë një shifër midis 135 dhe 600 milionë paundë!