INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon drastikisht formati i Champions League, nga grupet te oraret e ndeshjeve, mësoni rregullat e reja [FOTO]

Ndryshon drastikisht formati i Champions League, nga grupet te oraret e ndeshjeve, mësoni rregullat e reja [FOTO]

Publikuar më: 20:21 27-02-2018

Ndryshime të mëdha në Ligën e Kampionëve. 

Siç ndodh shpesh në “kate” të larta të UEFA-s, këtë vit qeveria europiane e futbollit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në garën më të rëndësishme për klubet e kontinentit tonë: Ligën e Kampionëve. Ndryshimet do të fillojnë nga sezoni i ardhshëm dhe pastaj do të vlerësohen në dy vitet në vazhdim. Siç raporton faqja zyrtare e UEFA-s, këto janë ndryshimet më të rëndësishme në krahasim me edicionin aktual në formatin e Ligës së Kampionëve.

FAZA E GRUPEVE

– Nga sezoni 2018-2019, 26 skuadra do të kualifikohen automatikisht në bazë të listës së qasjes, të nxjerrë nga renditjet e UEFA-s për federatat në fund të edicionit 2016-2017. Për sezonin 2018-2019, pretendentët janë: mbajtësi i Champions-it (1), mbajtësi i “Europa League” (1), katër ekipet e federatave nga vendi 1 deri në vendin e 4-t në renditje: Spanjë, Gjermani, Angli, Itali (16), dy ekipet e federatave në vendin e 5-të dhe të 6-të në renditje: Franca, Rusia (4), skuadrat kampione të federatave nga vendi i 7-të deri në vendin e 10-të në renditje: Portugali, Ukrainë, Belgjikë, Turqi (4)

– Nëse mbajtësi i Champions-it është kualifikuar tashmë për fazën e grupeve në sajë të kampionatit, kompeticioni do të plotësohet nga ekipi kampion i federatës në vendin e 11-të në renditje (Republika Çeke).- Nëse mbajtësi i “Europa League” është kualifikuar tashmë për fazën e grupeve, në sajë të kampionatit, kompeticioni do të mbushet me vendin e 3-të si federatë dhe vendin e 5-të në renditje (Franca).

– Çdo federatë mund të ketë deri në pesë skuadra në fazën e grupeve.

uefa.png

KUALIFIKIMET

Ka dy rrugë: rruga e Kampionit dhe rruga “piazzate”. Ekipet hyjnë sipas listës së qasjes, të nxjerrë nga renditjet e UEFA-s për federatat në fund të sezonit 2016-2017.

Rruga formohet nga fituesi i kampionatit të federatës në vendin e 11-të dhe siguron një raund paraprak, tri raunde kualifikuese dhe “play-off”:

– Raundi paraprak (mini-turne i drejtpërdrejtë eliminues): marrin pjesë katër ekipe.

– Raundi i parë kualifikues: 33 ekipe, plus fituesi i raundit paraprak, hyjnë në garë.

– Raundi i dytë kualifikues: tri skuadra hyjnë në garë, plus 17 fituesit në raundin e parë.

– Raundi i tretë kualifikues: dy skuadra hyjnë në garë, plus 10 fituesit në raundin e dytë.

– “Play off”: dy skuadra hyjnë në garë, plus gjashtë fituesit në raundin e tretë.

Të gjitha ekipet e eliminuara nga rruga e kampionëve në raundin paraprak e të tretë kualifikues do të kenë një shans të dytë për të luajtur në Europë, me qasje diferenciale, bazuar në raundin e eliminimit të Ligës së Kampionëve. Ekipet e eliminuara në “play-off” të rrugës së Champions-it shkojnë direkt në fazën e grupeve të “Europa League”.

– Raundi i dytë kualifikues: gjashtë skuadra hyjnë në garë.

– Raundi i tretë kualifikues: pesë skuadra hyjnë në garë, plus tre fituesit në raundin e dytë.

– “Play off”: marrin pjesë katër fituesit në raundin e tretë.

Të gjitha ekipet e eliminuara në raundin e dytë kualifikues të “piazzate” do të kenë një shans të dytë për të luajtur në Europë, duke marrë pjesë në raundin e tretë kualifikues të “Europa League”. Ekipet eliminohen në raundin e tretë kualifikues dhe “play-off”, pastaj shkojnë direkt në fazën e grupeve të “Europa League”.

KALENDARI I TAKIMEVE

26 qershor: raundi paraprak, gjysmëfinalet.

29 qershor: raundi preliminar, finalja.

10-11 korrik: raundi i parë kualifikues, ndeshja e parë.

17-18 korrik: raundi i parë kualifikues, kthimi.

24-25 korrik: raundi i dytë kualifikues, ndeshja e parë.

31 korrik-1 gusht: raundi i dytë kualifikues, kthimi.

7-8 gusht: raundi i tretë kualifikues, vajtje.

14 gusht: raundi i tretë kualifikues, kthimi.

21-22 gusht: “play-off”, vajtje.

28-29 gusht: “play-off”, kthimi.

18-19 shtator: Faza e grupit, dita e parë.

2-3 tetor: Faza e grupit, dita e dytë.

23-24 tetor: Faza e grupit, dita e tretë.

6-7 nëntor: Faza e grupit, dita e katërt.

27-28 nëntor: Faza e grupit, dita e pestë.

11/12 dhjetor: Faza e grupit, dita e gjashtë.

12-13 shkurt: 1/16 finale, vajtje.

19-20 shkurt: 1/16 finale, kthim.

5-6 mars: 1/8 finale, vajtje.

12-13 mars: 1/8 finale, kthimi.

9-10 prill: çerekfinalet, vajtje.

16-17 prill: çerekfinalet, kthimi.

30 prill-1 maj: gjysmëfinalet, vajtje.

7-8 maj: gjysmëfinalet, kthimi.

E shtunë, 1 qershor: finale (“Estadio Metropo”)

Article Logic
Execution time: 0.0017879009246826