INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon ligji, mësoni çfarë ju ndodh nëse nuk paguani administratorin e pallatit

Ndryshon ligji, mësoni çfarë ju ndodh nëse nuk paguani administratorin e pallatit

Publikuar më: 20:52 16-08-2017

Nëse banorët nuk shlyejnë brenda tre muajsh tarifat për mirëmbajtjen e pallateve, administratori i ndërtesës i drejtohet gjykatës. Ky është një prej ndryshimeve në ligjin për administrimin e ndërtesave të banimit.

Drafti i ri i ligjit ka synim të rregullojë marrëdhëniet e banorëve me njëri-tjetrin, me asamblenë e bashkëpronarëve, dhe me administratorin e ndërtimit, i cili mund të jetë banore ose person i jashtëm. Një tjetër nen i ndryshuar parashikon rregullimin marrëdhënieve mes banorëve kur këta i shkaktojnë dëme njëri tjetrit. Banori i dëmtuar mund t’i drejtohet kryesisë së banorëve kur i është shkaktuar dëm nga përdorimi i pakujdesshëm i një bashkëpronari tjetër.

Kryesia e banorëve ka të drejtën për të detyruar këtë të fundit të rivendosë gjendjen e mëparshme dhe të dëmshpërblejë të dëmtuarin. Kur dëmtuesi, brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit, nuk ka dëmshpërblyer të dëmtuarin, vendimi i kryesisë së bashkëpronarëve për dëmshpërblim përbën titull ekzekutiv, dhe ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor.

Kryesia autorizon administratorin për të kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, sipas pikës 2 të nenit 27 të këtij ligji, si dhe ndjekjen deri në fund të ekzekutimit, për mospagesën e tarifës së administrimit nga ndonjëri prej bashkëpronarëve. 

Article Logic
Execution time: 0.004021167755127