INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon ligji për duhanin/ Nga ndalimi i cigares elektronike deri te gjobat, ja çfarë duhet të keni parasysh

Ndryshon ligji për duhanin/ Nga ndalimi i cigares elektronike deri te gjobat, ja çfarë duhet të keni parasysh

Publikuar më: 09:44 07-08-2019

Ligji i ri “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, që do të hyjë në fuqi në datën 15 gusht parashikon një sërë masash për duhanpirësit.

Sipas ndryshimeve të reja, tashmë do të ndalohet përdorimi i cigares elektronike, duhanit me ngrohje apo shishe/nargjile, në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, me ndryshimet e fundit ligjore rriten masat penalizuese ndaj subjekteve që gjenden në shkelje të ligjit.

Të gjithë subjektet që do të shkelin ligjin për pirjen e duhanit në ambientet e brendshme do të gjobiten me 300 mijë lekë, por nëse kjo shkelje përsëritet brenda një periudhe 3 mujore, gjoba do të dyfishohet.

Ndërkohë që, nëse subjekti i penalizuar për herë të dytë gjendet përsëri në shkelje, brenda një afati kohor 1-vjeçar atëherë ndaj tij vendoset gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës.

Po ashtu, ligji i ri ndalon promocionin e “fshehur” nëpërmjet ngjyrave të logos së produkteve të duhanit. Ndërsa nga ana tjetër, parashikon heqjen nga tregu nga qarkullimi të paketimeve të vogla, që kryesisht kanë nga 10 cigare. Megjithatë, kjo është një masë që do të zbatohet 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ndërkaq, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur trajnimet me punonjësit, me qëllim zbatimin e ligjit të ri.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766