INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon marrëdhënia mes Taylor Swift dhe Kanye West? Shihni çfarë thotë këngëtarja  [FOTO]

Ndryshon marrëdhënia mes Taylor Swift dhe Kanye West? Shihni çfarë thotë këngëtarja [FOTO]

Publikuar më: 17:01 23-11-2016

Ish  dy armiqtë, Taylor Swift dhe Kanye West duket se i kanë shuar tensionet mes tyre.

Kjo për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike të reperit  West. Pasi ka parë mikeshën e saj të ngushtë, Selena Gomez të  “luftonte” me të njëjtën gjëndje, ajo i ka uruar shërim sa më të shpejtë Kanye West i cili ndodhet në spitalin e psikiatrisë në Los Angeles për shkak të stresit .

Kujtojmë se reperi dhe këngëtarja e shfaqën hapur armiqësinë mes tyre që në vitin 2009, në MTV Video Music Awards ku Swift fitoi çmimin “Best Female” dhe West e ndërpreu këngëtaren papritur duke thënë se atë çmim e meritonte Beyonce. Duke mos harruar edhe skandalin e fundit ku West sërish publikon një telefonatë të bërë me Taylor.

Edhe pse kjo e fundit  nuk mund ta falë apo të harrojë atë çka ka bërë reperi, sërish “vë dorën në zemër” dhe uron që Kanye të arrijë të gjejë ndihmën që i nevojitet. 

maxresdefault.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018310546875