Mënyrat që shqiptarët zgjedhin për të futur gjëra të jashtëligjshme në ambientet e burgut po shtohen dita ditës. Këtë herë familjarët e një të burgosuri kanë tentuar të fusin në burg një telefon përmes një pëllumbi.
Policia ka njoftuar se në IEVP Lezhë, është gjetur një pëllumb ku në kurrizin e tij, midis flatrave kishte të lidhur një qese të zezë ku në brendësi të saj u gjet një telefon celular, dy skeda SIM dhe një karikues. Policia e Burgjeve dhe SHKBB, menjëherë kryen veprimet procedurale për zbardhjen e ngjarjes.” -thuhet në njoftimin e Burgjeve.