INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NDRYSHON mosha e daljes në pension, ja sa do të jetë për këtë vit

NDRYSHON mosha e daljes në pension, ja sa do të jetë për këtë vit

Publikuar më: 12:13 12-02-2019

Prej janarit të këtij viti, ka pasur ndryshime përsa i përket moshës së daljes në pension për të gjithë individët që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute.

“GSh” zbardh sot moshën e daljes në pension për 2019-ën si dhe 2020-ën. Aktualisht për vitin 2018-të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj (rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç).

Ndërkohë sipas kësaj llogaritjeje, mosha e daljes në pension për gratë në 2019-ën do të jetë 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa në 2020 do të jetë 61 vjeç. Ndërkohë, burrat duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç, në mënyrë që të përfitojnë pagesën e pensionit të pleqërisë (mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056).

Në bazë të reformës së vitit 2014-të, masa e përllogaritjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontributet. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit.

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254