Duke e përllogaritur edhe humbjen në tavolinë në miqësoren me Luksemburgun për shkak të kartonit të kuq të Kaçes, Kombëtarja shqiptare humb tri pozicione dhe zbret në vendin e 40-të, në renditjen e FIFA-s.
Megjithëse Kombëtarja shqiptare fitoi ndaj Maqedonisë, kuqezinjtë për këtë muaj do të humbin 3 pozicione pasi më parë renditeshin në vendin e 37-të.
Për sa u përket skuadrave të tjera të Grupit G të eliminatoreve të Botërorit, ku bën pjesë Shqipëria, Spanja është skuadra që pozicionohet më lart, në vendin e 11-të, por duke humbur 3 pozicione në krahasim me një muaj më parë./ Panorama Sport