INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon renditja, Kukësi merr timonin e Superligës [FOTO]

Ndryshon renditja, Kukësi merr timonin e Superligës [FOTO]

Publikuar më: 18:27 06-11-2016

Kampionati shqiptar është futur në një fazë shumë interesante tashmë, ku pas fitores së sotme, me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë, Kukësi ka barazuar Skënderbeun në kuotën e 20 pikëve, por falë golavarazhit më të mirë, ka marrë kryesimin e klasifikimit. Dy gola të Pejiçit, njëri prej të cilëve me penallti, dhe një gol i Gurit që në prekjen e parë të topit në këtë ndeshje, siguruan suksesin e verilindorëve. Pejiç gjithashtu gaboi në ekzekutimin e një penalltie tjetër. Golin e nderit për Vllazninë e ka realizuar Shtubina, vetëm një minutë para përfundimit të pjesës së parë, por pa mundur të nxisë një përmbysje të rezultatit. Nga ata tjetër, Vllaznia mbetet në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 6. Javën e ardhshme, Kukësi luan me Teutën në “Niko Dovana”, ndërsa Vllaznia luan me Partizanin në “Loro Boriçi”.

Article Logic
Execution time: 0.0026888847351074