INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon skema e aplikimit për strehim social

Ndryshon skema e aplikimit për strehim social

Publikuar më: 08:48 21-07-2019

Ministria e Financave ka bërë me dije se procesi i aplikimit për strehim social pritet të pësojë ndryshime që lidhen me ngritjen e një sistemi për Strehimin për Banesat Sociale.Të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program do të kenë mundësinë të kryejnë aplikimin online, ku parashikohet që sistemi të ketë disa module. 

“Përmes informatizimit të procesit për strehim dhe banesa sociale, do të bëhet e mundur që kërkesa për të përfituar nga programet e strehimit social të bëhet ‘online’, duke garantuar integritet dhe transparencë të të dhënave të vetëdeklaruara nga qytetarët gjatë plotësimit të formularit të kërkesës”, bëhet me dije në dokument.
Aplikimi do të mund të bëhet përmes “e-Albania”, ose përmes modulit “one stop shop” për nëpunësit qeveritarë.
Sipas Ministrisë së Financave të dhënat që plotësohen në formularin elektronik nga qytetarët do të postohen në këtë modul, duke krijuar regjistrin elektronik të aplikantëve që bëjnë kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social. Aplikimet do të përpunohen nga strukturat përgjegjëse për strehimin në njësitë e qeverisjes vendore. “Aplikimi për të përfituar nga programet e strehimit social, me përjashtim të rasteve të nevojës emergjente për strehim bëhet me dy faza. Në fazën e parë, aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e strehimit social, sipas ligjit nr.22/2018 ‘Për strehim social’. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit. Përmes këtij moduli do të vlerësohen kërkesat e ardhura gjatë fazës së parë, nëse mundet të kualifikohen për në fazën e dytë”, theksohet në dokument.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219