INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 1 Maj në botë protestohet, po në Shqipëri? Protestat minimaliste, dy kategori dolën në rrugë

Në 1 Maj në botë protestohet, po në Shqipëri? Protestat minimaliste, dy kategori dolën në rrugë

Publikuar më: 14:11 01-05-2019

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, e cila në të gjithë botën protestohet, në Shqipëri duket se nuk është bërë akoma zakon të bëhet një gjë e tillë. Sot të vetmit që u ngritën për të drejtat e tyre, ishin punonjësit e nëntokës dhe arsimtarët.

Me këtë rast ata kërkuan nga shteti më shumë vëmendje, paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës veçanërisht në aspektin e sigurisë në punë.

Minatorët janë shprehur se për vite me radhë qeveria vetëm i ka premtuar dhe e ka mashtruar këtë kategori, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe pa status. Minatorët kërkojnë që të gjithë ata që kanë punuar 10.5 vite në nëntokë të marrin pagesën minimale prej 260 mijë lekësh të vjetra si dhe 140 për qind-shin, pra në total 364 mijë lekë të vjetra.

Gjithashtu, kush ka mbi 10.5 vite në minierë, për çdo vit më shumë atë marrë 2% shtesë mbi këtë pagë. Një tjetër kërkesë e tyre ndaj qeverisë shqiptare është edhe trajtimi nga shteti i minatorëve që vuajnë nga sëmundjet profesionale.

minatoret.jpeg

Kjo nënkupton që shpenzimet e trajtimit duhet të përballohen nga shteti dhe firmat ku minatorët punojnë, ndërsa ilaçet të rimbursohen po nga shteti.

Ndërsa përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit sëbashku me mësuesit të cilët dolën sot përpara Ministrisë se Arsimit, ngritën një sërë shqetësimesh që lidheshin me pagat e ulëta të mësuesve, mosmarrjen e pagës së 13, por dhe mbi cilësinë e arsimit. Ata gjithashtu patën kritika edhe lidhur me reformat në arsim, për të cilat sipas tyre nuk është marrë mendimi i mësuesve.

arsimii.jpg

Lidhur me këtë protestë, ka pasur edhe një reagim nga ana e Ministrisë së Arsimit, ku thekson se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive. Rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit nga dita e nesërme.

 prooo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031759738922119