INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 15 Tetor zhvillohet Maratona e Tiranës, vijojnë regjistrimet

Në 15 Tetor zhvillohet Maratona e Tiranës, vijojnë regjistrimet

Publikuar më: 10:12 06-10-2017

Në 15 Tetor, Tirana do të presë për vitin e dytë radhazi “Gjysmë maratonën”, aktivitetin më të madh sportiv të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Por, nisur nga masiviteti i një ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës dhe sigurinë e vrapuesve.

Kur mbeten edhe pak ditë nga mbajtja e Maratonës, Bashkia e Tiranës gjen rastin që t’u bëjë thirrje çdo qytetari të apasionuar pas vrapimit që të regjistrohet në adresën: www.maratonaetiranes.al dhe të bëhet pjesë e garës në një nga kategoritë në të cilat do të zhvillohet maratona. Afati i fundit për regjistrimin në Maratonë është data 08.10.2017, ndaj kushdo që deri më tani nuk është regjistruar duhet të nxitojë të aplikojë dhe të nisë sa më parë stërvitjen.

Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.

Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km ku marrin pjesë atletë profesionistë; 10 km ku marrin pjesë vrapues amatorë dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.0024240016937256