Tronditën banorët e një lagjeje në Durrës. Shkak është bërë djegia e një makine, në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave të uniformave blu, një automjet është djegur gjatë natës në qendër të qytetit bregdetar të Durrësit. Mjeti me targa AA 347 OO në pronësi të Valentina Kurtit, me profesion parukiere është djegur pjesërisht.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga " Kumini" , ka rënë zjarr dhe është djegur Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit”.
Banorët e tronditur thonë se në momentin e parë janë tronditur, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Banorët:
“U frikësuam kur pamë flakët, po prisnim shpërthimin e motorit të makinës nga momenti në moment”.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për arsye ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.