INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në 2017 më pak divorce! Shkaku do t'ju habisë...[VIDEO]

Publikuar më: 11:31 20-04-2018

Numri i divorceve vitet e fundit ka qënë në rritje të vazhdueshme dhe kulmoi në 2016 ku u shënuan 25 divorce në 100 martesa. Po në 2017 ai rezulon më i ulët, pasi nëse në 2016 zgjidhën martesat rreth 10 mijë çifte, në 2017 u divorcuan 8.300. Pra janë shënuar 18.3 divorce në 100 martesa dhe ky është niveli më i ulët që nga viti 2013, por dhe rënia e parë në 5 vite. Ndërsa arsyet se përse po divorcohen kaq shumë shqiptarët lidhen me faktorët socialë dhe ekonomikë, si tradhëtitë, dhuna, humbja e parave në bixhoz apo dhe vese të tjera. 

Por ekspertët raportojnë se ulja e numrit të zgjidhjes së martesave një vit më parë nuk lidhet me faktin se familja po forcohet, por se shqiptarët po celebrohen zyrtarisht më pak dhe po bashkëjetojnë më shumë. Nëse në 2003 kishte mesatarisht 25 mijë martesa në vitet e tjera numri u tkurr duke shkuar dhe në ekstrem deri në 13 mijë martesa në vit.
Por shumë çifte në fakt edhe pse mund të kenë arsye të forta për tu divorcuar nuk e marrin vendimin për shkak se nuk kanë me ç’të ushqehen apo jetojnë në zona të thella, ku mentaliteti vazhdon ta dënojë gruan që merr guximin të ndajë burrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156