Rreth 1.070 vende të lira pune rezultojnë në administratën publike, të cilat do të plotësohen gjatë këtij viti. Lista e plotë me vendet vakante është publikuar në Fletoren Zyrtarë, ku përcaktohen institucionet që kanë vende bosh. Sipas kategorive, 20 vende vakante janë për drejtorë të përgjithshëm të institucioneve kombëtare. Për kategorinë e mesme drejtuese, shpallen 83 vende bosh, për kategorinë e ulët drejtuese 305 dhe për kategorinë ekzekutive, 665 vende, mes tyre kërkohen inxhinierë, mësues dhe ekonomistë.