INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 2020 sërish regjistrim i popullsisë. Nisin përgatitjet për Census

Në 2020 sërish regjistrim i popullsisë. Nisin përgatitjet për Census

Publikuar më: 11:39 13-11-2018

Vetëm 2 vite më vonë do të bëhet një tjetër Census për popullsinë në vendin tonë. Për këtë qëllim në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2020, teksa INSTAT po zhvillon konsultime me grupe të ndryshme. Ndërkohë mësohet se së fundi u zhvillua një takim me krerët e institucioneve fetare në Tiranë për të diskutuar pyetësorin që do të përdoret gjatë censusit.
Në vijim, takime të tjera janë parashikuar edhe me grupet e tjera të interesit.
Regjistrimi i fundit i popullsisë u bë në 2011-ën, sipas të cilit popullsia e Shqipërisë ishte 2 milionë e 821 mijë e 997 banorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941