INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 22 Dhjetor Kushtetuesja vendos për Vetingun

Në 22 Dhjetor Kushtetuesja vendos për Vetingun

Publikuar më: 13:19 19-12-2016

Pak ditë pasi Komisioni i Venecias i hapi dritën jeshile ligjit të Vetingut, Gjykata Kushtetuese përcakton afatin se kur do të marrë në shqyrtim në themel këtë ligj. E enjtja do të jetë dita kur Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin lidhur me ligjin e Vetting-ut.
Data 22 dhjetor është caktuar në mbledhjen e trupës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, mbajtur këtë të hënë me dyer të mbyllura.
Përgjigjja e Venecias u dërgua në rrugë elektronike menjëherë sapo kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja pohoi se materiali ishte kërkuar zyrtarisht dhe se pas disa komunikimeve ishte marrë një përgjigje se kishte një problem teknik.
Aktualisht ligji i Vetting-ut është i pezulluar nga Kushtetuesja, pas padisë së Partisë Demokratike, që e konsideronte ligjin për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve anti-kushtetues.
Por opinioni i Venencias, i dërguar një javë më parë, hidhte poshtë konfliktit të interesit dhe përfshirjes në zbatimin e vetting-ut të institucioneve në vartësi të qeverisë.
Ndërkohë krerët më të lartë të shumicës dhe opozitës kanë kërkuar një vendim sa më të shpejtë nga kushtetuesja për këtë ligj, duke qënë se është një nga elementët kuç për procesin e integrimit të vendit në BE. Zbatimi i ligjit të Vetingut dop të shënojë dhe vendosjen e datës së hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002