INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 28 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, huliganët djegin flamurin kombëtar shqiptar

Në 28 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, huliganët djegin flamurin kombëtar shqiptar

Publikuar më: 19:09 08-09-2019

Në 28 vjetorin e Ditës së Pavarësisë të Maqedonisë së Veriut, disa maqedonas të diasporës së Australisë janë mbledhur ditën e sotme duke djeguar flamujt shqiptar, grek dhe bullgar si dhe fotografitë e kryeministrit Zaev dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinskës.

Mbi 50 shtetas maqedonas që jetojnë dhe punojnë në Australi, janë mbledhur përpara konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Melburn duke brohoritur ‘Maqedonasit luftojnë për të drejtat e tyre’ dhe duke djegur flamujt e vendeve fqinje me Maqedoninë e Veriut.

Disa nga protestuesit mbanin edhe maska në fytyrë dhe flamuj me diellin e gjashtëmbëdhjetë të Kutleshit, simboli i kultit të diellit dhe simbol pagan i Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh.

Protesta kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe kundër ndalimit të përdorimit të diellit Kutlesh në flamurin maqedonas janë bërë edhe në Kanberra, Bern, Paris, Kanada.

Shtetasit maqedonas kanë protestuar kundër emrit të ri të shtetit maqedonas me banderolat: ‘Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut’, transmeton neësbomb.al.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga autoritetet maqedonase lidhur me këtë incident për përdhosjen e flamurit tonë kombëtar.

fbngfhngf.png

janjeva.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758